Tuesday, May 28, 2024
HomeAktualitet“Zbrazet” Kosova, mijëra qytetarë vijnë në bregdetin shqiptar në fundjavën e fundit...

“Zbrazet” Kosova, mijëra qytetarë vijnë në bregdetin shqiptar në fundjavën e fundit të gushtit

-

Edhe këtë fundjavë Rruga e Kombit ka shënuar trafik të lartë, teksa mbi 36 mijë qytetarë nga Kosova i janë drejtuar bregdetit shqiptar.

Në hyrje të qytetit të Kukësit, në pjesën ku autostrada ngushtohet nga 4 në dy korsi radhët janë kilometrike.
Po kështu nga “Ura e Kukësit” deri tek fushorja e ish-uzinës mekanike ka kolona të gjata.

Pjesa më e madhe e qytetarëve vijnë nga Kosova.

Nga shërbimet SPK Morinë, në 24 orët paraardhëse janë raportuar:
-Janë përpunuar në hyrje për në RSH, 36,894 shtetas dhe 10,152 mjete.

Në dalje nga RSH, 24,448 shtetas dhe 6,768 mjete.

Ndërsa gjatë 24 orëshit të fundit numri i hyrje daljeve në Morinë ka arritur në 76200 qytetarë.
Bëhet me dije se në këtë pikë kufitare punohet me 12 sportele 6 në hyrje e 6 në dalje.

Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë mes Shqipërisë e Kosovës janë shmangur radhët në kufi.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts