Sunday, May 19, 2024
HomeAktualitetZbardhet përgjigjja e Kushit: Riorganizimi brenda Akademisë së Shkencave brenda vitit

Zbardhet përgjigjja e Kushit: Riorganizimi brenda Akademisë së Shkencave brenda vitit

-

Zbardhet përgjigjja e ministres së Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Sipas saj pritet riorganizimi brenda Akademisë së Shkencave brenda vitit 2023, teksa bën me dije se transferimi i personelit të ASA-s do të bëhet pranë Akademisë së Shkencave.

“Për mbylljen e veprimtarisë si Akademi e Studimeve Albanologjike dhe riorganizimin e njësive kryesore të saj, njësitë kryesore Qendra Kërkimore e Enciklopedisë Shqiptare dhe Botimeve dhe personeli akademik i këtyre njësive, aktualisht pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike, riorganizohen si njësi të kërkim-studimit pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, brenda datës 31 dhjetor 2023.

Këto njësi janë autonome në realizimin e detyrave të tyre, mbajnë marrëdhënie me Kryesinë e Kryetarit dhe raportojnë pranë tyre. Sipas rëndësisë, problemeve e kohëzgjatjes, këto njësi ngrihen me akte të Asamblesë apo të Kryesisë për njësitë me afat deri në 2 vjet dhe me vendim te Këshillit te Ministrave për njësitë e tjera.

 

Në lidhje me pyetjen 3, për transferimin e administratës së ASA-s, sqarojmë se në bazë të pikës 5, të vendimit m. 338, datë 31.5.2023, të Këshillit të Ministrave, në të cilën përcaktohet që “Akademia e Studimeve Albanologjike të marri masa që të vijojë ushtrimin e veprimtarisë së saj akademike, kërkimore-shkencore, administrative dhe financiare, deri në transferimin e plotë të njësive pranë Akademisë së Shkencave, sipas përcaktimeve të këtij vendimi, transferimi i personelit të ASA-s do të bëhet pranë Akademisë së Shkencave”, ka thënë Kushi.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts