Thursday, June 13, 2024
HomeAktualitetBalla homazhe për ndarjen nga jeta të oficerit të Policisë: Dosjet e...

Balla homazhe për ndarjen nga jeta të oficerit të Policisë: Dosjet e sulmeve me pasoja ndaj policëve, nuk do t’i mbulojë pluhuri i harresës

-

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar sot homazhe për ndarjen nga jeta të ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë, Naim Hyska, i cili u qëllua për shkak të detyrës në 2011. Pas plagosjes ai nuk ka mundur të rikthehet në detyrë, për shkak të dëmtimeve të marra.

Balla ka deklaruar se është e papranueshme që edhe pas 12 viteve ende nuk është vendosur para drejtësisë autori i kësaj ngjarje, si dhe ka theksuar se nuk do të lejojë më që dosje si kjo, e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës.

“Lamtumirë ish-oficerit të Policisë Rrugore Tiranë Naim Hyska, i cili mbeti i plagosur rëndë më 24 Dhjetor 2011 dhe prej atij momenti luftoi me vdekjen, ndërsa të gjithë shpresonim të rikthehej përsëri mes familjes dhe Policisë së Shtetit. Por fatkeqësisht nuk ia arriti dot. Oficeri i Sallës Operative të Policisë së Qarkullimit Rrugor Tiranë u qëllua për shkak të detyrës në mbrëmjen e Krishtlindjes 2011, kur ndodhej në makinë bashkë me djalin 12 vjeç fare pranë kryqëzimit të “21 Dhjetorit”. Është e papranueshme që edhe pse kanë kaluar pothuajse 12 vjet ende Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk kanë vendosur para drejtësisë autorin/autorët e kësaj ngjarje të rëndë. Policia i ka shërbyer dhe i shërben me devotshmëri atdheut dhe qytetarëve, përplaset çdo ditë me kriminelë e keqbërës. Por nuk mund të pranoj dot që dosje si kjo e vrasjes së një punonjësi policie nga keqbërësit apo dosje të tjera të rënda t’i mbulojë pluhuri i harresës. Këtë nuk do ta lejoj!”

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts