Tuesday, July 16, 2024
HomeAktualitetFATF vlerësojnë progresin e Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave

FATF vlerësojnë progresin e Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave

-

Në mbyllje të vizitës dy ditore në Shqipëri të grupit të ekspertëve vlerësues  të ICRG/FATF për ecurinë e zbatimit të Planit të Veprimit u zhvillua një takim i nivelit të lartë.

Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, etj.

Zv/kryeministrja Balluku tha se “në takim ekspertët e Joint Group të ICRG/FATF, i njohëm me rezultatet e reformave të ndërmarra nga qeveria shqiptare vitet e fundit në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”.

Ndërsa ministrja Ibrahimaj theksoi se “ky takim u organizua për progresin e Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave, si dhe për daljen nga lista e vendeve në monitorim e njohur edhe si “lista gri”.

“Progresi thelbësor i Shqipërisë në këtë drejtim, përmes reformave, u vlerësua nga ekspertët, të cilët i siguruam gjithashtu se do të vijojmë me po të njëjtin angazhim në përmbushje të rekomandimeve të FATF dhe MoneyVal”, tha Ibrahimaj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts