Këshilli i Ministrave miratoi disa shtesa dhe ndryshime “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për hapjen dhe për mbylljen e institucioneve arsimore parauniversitare publike”
Në vendim janë bërë këto ndryshime;kudo në përmbajtje të vendimit, fjalët “qeverisjes vendore” zëvendësohen me “vetëqeverisje vendore” dhe fjalët “njësia arsimore përkatëse vendore” zëvendësohen me “Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar përkatëse”.
Infrastruktura është e mjaftueshme dhe e përshtatshme, që plotëson standardet sipas legjislacionit në fuqi.
Deklarimin për përmbushjen e standardeve të përgjithshme, të përcaktuara nga ministria përgjegjëse për arsimin, lidhur me ngarkesën mësimore të mësuesve.
Deklarimin për plotësimin e kritereve profesionale për drejtuesin dhe personelin mësimor, sipas përcaktimeve në kuadrin ligjor në fuqi.
Po ashtu në vendim shtohet nënkreu C me këtë përmbajtje: Hapja e shkollave të bashkuara realizohet nëpërmjet bashkimit apo ndarjes së disa institucioneve arsimore parauniversitare publike.
Ky proces iniciohet me kërkesë të njësive të vetëqeverisjes vendore ose Zyrës Vendore të Arsimit Parauniversitar mbi bazën e studimeve të argumentuara apo kërkesës/ave objektive të komunitetit të zonës, ku ushtron veprimtarinë institucioni arsimor.
Institucioni/et arsimor/e parauniversitar/e publik/e hapen si shkollë e bashkuar kur vlerësohet i nevojshëm: përmirësimi i menaxhimit të institucionit për të përmbushur funksionet e përcaktuara në kuadrin ligjor në fuqi; bashkimi/ndarja e institucioneve arsimore parauniversitare publike për të optimizuar burimet njerëzore, financiare dhe të infrastrukturës; transferimi i një institucioni arsimor publik në një zonë tjetër për ushtrimin e veprimtarisë; në çdo rast tjetër, në kuadër të zbatimit të reformave në fushën e politikave të arsimit parauniversitar.
Shkollat e bashkuara mbyllen në rastet kur secili prej institucioneve arsimore parauniversitare publike, të përcaktuara në pikën 1, të nënkreut A, të kreut I, të këtij vendimi, që kanë qenë pjesë e shkollës së bashkuar, hapet si institucion arsimor parauniversitar më vete.
Vendimmarrja e ministrisë përgjegjëse për arsimin bazohet në vlerësimet e kryera nga institucionet përgjegjëse në varësi të saj të nevojave për hapjen apo mbylljen e shkollës së bashkuar, bazuar në analizën e shtimit/pakësimit të numrit të nxënësve, kushteve social-ekonomike të zonës ku do të hapet shkolla e bashkuar, si dhe në bazë të vlerësimit të performancës dhe të plotësimit të standardeve nga institucioni arsimor parauniversitar publik. Hapja dhe mbyllja e shkollave të bashkuara realizohet në përfundim të vitit shkollor.