Saturday, May 18, 2024
HomeAktualitetVjosa Osmani pritet me nderimet shtetërore në Presidencë nga kreu i shtetit

Vjosa Osmani pritet me nderimet shtetërore në Presidencë nga kreu i shtetit

-

Presidenja e Kosovës Vjosa Osmani është pritur me nderime të larta shtetërore në Tiranë, nga presidenti Bajram Begaj.

Ceremonia u mbajt në Presidencë, ku presidentja e Kosovës pritet të mbajë dhe një takim “kokë më kokë” me kreun e shtetit shqiptar.

Pas takimit, dy krerët e shteteve pritet të mbajnë dhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në axhendën e vizitës së Osmanit në Tiranë është parashikuar dhe një takim me kryeministrin Edi Rama.

Kjo është vizita e parë e Osmanit që prej anulimit të mbledhjes së dy qeverive, pas tensioneve në veri të Kosovës. Si dhe vizita e parë pas zgjedhjes së Bajram Begaj në krye të shtetit.

Gjatë vizitës dy ditore në Shqipëri, Vjosa Osmani do të ndalet edhe në qytetet e Beratit dhe Durrësit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts