Tuesday, July 16, 2024
HomeAktualitetHartohet strategjia ndërsektoriale e mbrojtjes së viktimave të krimit 2024-2030

Hartohet strategjia ndërsektoriale e mbrojtjes së viktimave të krimit 2024-2030

-

Ministria e Drejtësisë njoftoi sot, se ka nxjerrë për konsultim publik “Strategjinë Ndërsektoriale e Mbrojtjes së Viktimave të Krimit 2024-2030”.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Ministria e Drejtësisë thekson se, “në rrugën sfiduese të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, Ministria e Drejtësisë ka iniciuar dhe prioritizuar procesin e hartimit të Strategjisë Ndërsektoriale për Mbrojtjen e Viktimave të Krimit 2024-2030”.

“Kjo nismë novatore gjithëpërfshirëse, e diktuar nga nevoja për avancimin e agjendës Evropiane të Shqipërisë, synon të përafrojë legjislacionin tonë vendas më të BE-së me qëllim adresimin e nevojave të viktimave të krimit.

Ministria e Drejtësisë po udhëheq me përkushtim punën për hartimin dhe intensifikimin e këtij dokumenti strategjik i fokusuar posaçërisht në forcimin e standardeve të të drejtave të viktimave të krimit për të garantuar nëpërmjet shtyllave kryesore: Përfshirjen e veprimeve aktive që targetojnë viktimat e krimit dhe synojnë fuqizimin e tyre nëpërmjet bashkëpunimit institucional.

Koordinimin dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në kuadër të zbatimit të mekanizmave mbrojtës dhe rehabilitues së viktimave të krimit.Shkëmbim të praktikave më të mira ndërmjet shteteve anëtare të BE-së për mbështetjen dhe mbrojtjen e viktimave. Integrimin e perspektivës gjinore në hartimin dhe zbatimin e strategjisë”, bëhet me dije në njoftim.

Ministria e Drejtësisë, thekson se në kuadër të gjithëpërfshirjes dhe transaparencës, mirëpret komente dhe sugjerime me qëllim përmirësimin e këtij dokumenti strategjik.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts