Sunday, May 19, 2024
HomeAktualitetParashikimi i motit për këtë të martë, 5 shtator 2023

Parashikimi i motit për këtë të martë, 5 shtator 2023

-

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë verilindore.

Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kryesisht në relievet kodrinore – malore në lindje të territorit.

Në relievet malore në lindje reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e juglindjes reshjet në periudha afatshkurtra në formën e rrebesheve shoqëruar me breshër. Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit në zonat luginore.                                                              

Era do të fryjë intensive me drejtim verilindje – veri me shpejtësi mesatare 3-12m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era intensive dhe problematike dhe shpejtësi deri 16-20m/s.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts