Tuesday, December 10, 2024
HomePolitikëKryeparlamentarja Nikolla takim me të dërguarin e SHBA-së: Amerika, mik i madh...

Kryeparlamentarja Nikolla takim me të dërguarin e SHBA-së: Amerika, mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve

-

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla priti sot të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Ambasadës së SHBA, David Wisner, me rastin e fillimit të detyrës në Shqipëri. Nikolla vuri në dukje se SHBA janë partner strategjik dhe mik i madh i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Kryeparlamentarja Nikolla dhe i Ngarkuari me Punë David Wisner biseduan për prioritetet e sesionit të ri parlamentar dhe bashkëpunimin për konsolidimin e demokracisë, thellimin e avancimin e reformave dhe ishin të një mendimi se qeverisja e përmirësuar dhe avancimi i reformës në drejtësi janë thelbësore për integrimin dhe kontributin e Shqipërisë në bashkësinë euroatlantike.

Më njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë, thuhet se takimi u zhvillua për të diskutuar fillimin e sezonit të ri parlamentar, si dhe për të ripohuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për institucionet demokratike të Shqipërisë.

“Ata ranë dakord që qeverisja e përmirësuar, veçanërisht në lidhje me reformën në drejtësi është thelbësore në përpjekjet e Shqipërisë për të pasur sukses brenda bashkësisë euroatlantike”, thuhet në njoftim.

   

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts