Monday, May 20, 2024
HomePolitikëWisner takon Peleshin: Lidhje të forta mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën...

Wisner takon Peleshin: Lidhje të forta mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes

-

 

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi zhvilloi dje takim me të ngarkuarin me punë të Ambasadës amerikane në Tiranë, David Wisner.

Në njoftimin e ambasadës amerikane në rrjetet sociale thuhet se Wisner u takua të premten me ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi për të pohuar lidhjet e forta mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes.

“Ata diskutuan nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm në mbrojtje për të rritur sigurinë dhe stabilitetin rajonal”, vijon njoftimi.

“Shqipëria i ka dhënë mbështetje të fortë Ukrainës në vazhdën e pushtimit brutal të Rusisë, si dhe priti Defender 23 këtë vit. Ushtarët shqiptarë dhe amerikanë qëndrojnë krah për krah në Europë dhe Afrikë si partnerë që çojnë përpara paqen, ndaj ne jemi mirënjohës për shërbimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts