Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka zhvilluar një takim më presidentin Bajram Begaj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ambasada e BE-së në Tiranë përmes një njoftimi në rrjetin social “X”, ku thuhet se integrimi i Shqipërisë ishte tema kryesore e diskutimeve.
Gjithashtu bëhet me dije se Soreca inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së, dhe përgëzoi rolin e Shqipërisë si një lojtar konstruktiv rajonal.
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, u takua sot me Presidentin Bajram Begaj në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Soreca inkurajoi Shqipërinë të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së, dhe përgëzoi rolin e Shqipërisë si një lojtar konstruktiv rajonal. Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë”, thuhet në njoftim.