Thursday, December 5, 2024
HomeAktualitetKthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat rriten në mesditë

Kthjellime dhe vranësira kalimtare, temperaturat rriten në mesditë

-

Gjatë orëve të paradites, vendi ynë mbetet nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave të cilat më të theksuara pritet të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.

Ndërsa orët vijuese i bëjnë gradualisht vranësirat më të dukshme në vend, ku në zonat malore pritet grumbullim i tyre por mundësia për reshje është thuajse zero. Nën dominimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta do të vijojë moti edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes por rriten sërish në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 13°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts