Sunday, May 19, 2024
HomeAktualitetRama: Jam shumë krenar për legjislacionin që kemi për minoritetet

Rama: Jam shumë krenar për legjislacionin që kemi për minoritetet

-

Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës për “Censin e Popullsisë dhe banesave”, tha se është shumë krenar për legjislacionin që Shqipëria ka për minoritetet.

“Një nga gjërat që më bën me shumë krenar është që Shqipëria ka legjislacionin për minoritetet. E bëmë pa na e kërkuar njeri. Jam shumë krenar për mënyrën si Shqipëria i ka integruar dhe si trajtohen të gjitha minoritetet”, tha Rama.

Më tej Rama tha se nuk ka asnjë njeri që të ankohet për diçka, për shkak se i përket një etniteti të caktuar.

“Dhe nëse ka probleme për dikë me një etnitet tjetër, janë njësoj për të gjithë, nuk ka një minoritar që të ngrihet dhe të thotë që kam një problem që lidhet me faktin që jam në një etni tjetër. Leksione për minoritetet, Shqipërisë nuk i jep dot askush, asnjë vend, zero!”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts