Nxënësit e shkollës në Rozhajë të Malit të Zi do të mësojnë abetaren në gjuhën shqipe. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të takimit që homologu i tij i Malit të Zi, Dritan Abazoviç zhvilloi për përurimin e shkollës në Rozhajë.
“Nga sot, vogëlushët në Rozhajë të Malit të Zi do të marrin dije në gjuhën shqipe në shkollën e sapo përuruar nga miku im, Dritani, ma i miri i të tanëve”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërsa Dritan Abazoviç, në një postim në rrjetet sociale u shpreh se kjo është e vetmja shkollë në Rozhajë që mban mësim në gjuhën shqipe.