Thursday, May 23, 2024
HomeAktualitetTaulant Balla nis operacionin e madh antidrogë. Mbi 200 të arrestuar sot...

Taulant Balla nis operacionin e madh antidrogë. Mbi 200 të arrestuar sot në Shqipëri, mes tyre edhe vajza të reja

-

Përhapja e drogës në shkolla e lokale ka shqetsuar policinë e shtetit. Një rrjet i sofistikuar funksiononte në kryeqytet, sidomos në ish-Bllok.

Ministri i ri i brendshëm Taulant Balla duke i vendosur për të ndëshkuar grupet e drogës. Sapo ka filluar, thonë zyrtarët e kësaj ministrie. Ndërkohë me porosi të tij kanë nisur operacionet nga ajri e toka kundër trafikantëve të narkotikëve.

Zbardhen detaje të reja në lidhje mega-operacionin anti drogë të zhvilluar gjatë orëve të fundit në vendin tonë. Bëhet fjalë për mbi 200 të arrestuar në disa qytete, Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Elbasan dhe Korçë.

Kanabisi ka ardhur me postë, i fshehur në konserva peshku, ku një konservë përmbante 6 boçe kanabisi.

Për ekzekutimin e vendimeve të dhënë nga prokuroritë e këtyre qyteteve po marrin pjesë RENEA, FNSH dhe qindra punonjës policie.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Hetimet mësohet se kanë vijuar prej 6 muajsh. Mes të arrestuarve ka edhe vajza.

Sipas burimeve është sekuestruar mbi 3 kg kokainë. Përveç kokainës, sasia e kanabisit të kapur është edhe më e madhe pasi nuk është peshuar ende. Është konstatuar edhe një lloj droge e re e cila vinte nga jashtë me postë siç thamë në fillim.

Gjatë operacionit janë sekuesturar edhe shuma të mëdha me para.

Të arrestuarit janë përgjuar dhe mbajtur nën vëzhgim ndërsa një pjesë janë pikasur edhe me blerje të stimuluara.

Mësohet se priten të tjera ndalime nga policia e shtetit për disa të “fortë” në Tiranë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts