Thursday, May 23, 2024
HomeAktualitetBalluku në Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike: Kemi forcuar mbrojtjen

Balluku në Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike: Kemi forcuar mbrojtjen

-

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ishte në zyrat Qendrën Operacionale të Sigurisë Kibernetike, ku së bashku me drejtorin e këtij institucioni Igli Tafa inspektoi nga afër aktivitetin e kësaj Qendre, u njoh me rezultatet e arritura deri më tani, por edhe objektivat.

Siguria kibernetike, u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku, është një ndër elementët më të rëndësishëm duke pasur parasysh se tashmë Shqipëria ka hedhur hapa të konsiderueshëm drejt dixhitalizimit të shërbimeve.

Qeveria Shqiptare ka vendosur prej kohësh që të dixhitalizojë të gjitha proceset, sidomos ato të shërbimeve, por nga ana tjetër edhe proceset operacionale tek infrastruktura kritike dhe jo kritike, kështu që detyrimisht shkalla e sigurisë kibernetike duhet të jetë sa më e lartë. Sot, që praktikisht ne po kalojmë në një sistem pa letra, me burokraci zero, me korrupsion zero në të ardhmen, duke shkuar gjithmonë në kontakt direkt me virtualitetin, pra duke pasur shërbime dixhitale, sigurisht juve do t’ju duhet që këto shërbime dixhitale të jenë gjithë kohën të mbrojtura. Ndaj dhe një nga qëllimet kryesore të Qeverisë Shqiptare është të vazhdojmë dhe të mbështesim ngritjen e cilësisë së sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë”, theksoi Balluku.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts