Tuesday, May 28, 2024
HomeAktualitetApeli i KMSH-së: Merrni pjesë në census

Apeli i KMSH-së: Merrni pjesë në census

-

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka bërë thirrje që popullsia të marrë pjesë në censusin që do të nisë nesër për regjistrimin e popullsisë dhe banesave.

KMSH po ashtu ka kërkuar që të deklarohet dhe përkatësia fetare.

Njoftimi:

Thirrje. Të dashur besimtarë, praktikantë ose jo.

Nesër, datë 18 shtator 2023, në të gjithë Shqipërinë do të nisë Censusi, Regjistrimi i Popullsisë dhe Banesave të të gjithë shqiptarëve.

Ky është një proces tepër i rëndësishëm, pasi në të do të deklarohet edhe përkatësia fetare e çdo individi.

Megjithëse kjo pjesë është lënë “deklarim me dëshirë”, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ju bën thirrje dashamirëse të gjithë besimtarëve, qofshin praktikantë ose jo, të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare duke iu përgjigjur pyetjes, ‘cila është feja ose besimi që ndjek ose i përket’, të shënoni: “Mysliman”.

Deklarojeni me krenari besimin tuaj dhe sigurohuni që regjistruesi ta hedhë saktë në tabelën elektronike, ashtu siç ju e deklaroni.

Thirrja nuk është për numra, është për krenari e dinjitet të besimit të secilit.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts