Saturday, May 18, 2024
HomeAktualitetKryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla takim me Presidenten e Parlamentit të Bremen

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla takim me Presidenten e Parlamentit të Bremen

-

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me Presidenten e Parlamentit të Bremen, Antje Grotheer.

Në kontekstin e bashkëpunimit me Bundestagun dhe parlamentet e Landeve të Gjermanisë, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, po zhvillon një vizitë zyrtare në Landet Bremen dhe North Rhine- Wesfalia.

Gjatë vizitës në Bremen, Kryetarja Nikolla u takua me Presidenten e Parlamentit të Bremen, Antje Grotheer.

“Vizita zyrtare në Gjermani, në Landet Bremen dhe North Rhine-Wesfalia, filloi me takimin me Presidenten e Parlamentit të Bremen, znj. Antje Grotheer. Decentralizimi i bashkëpunimit parlamentar mes Kuvendit dhe Landeve do të afrojë më shumë institucionet, bizneset dhe njerëzit e vendeve tona. Bashkëpunimi i Kuvendit me Parlamentin e Bremen, qendër e rëndësishme ekonomike e kulturore e 🇩🇪, nxit bashkëpunimin ekonomik e tregtar në fusha me interes të përbashkët.
Ishte kënaqësi të dëgjoja vlerësimet dhe interesin e Presidentes Grotheer mbi bashkëpunimin mes Landtag-ut të Bremen dhe Kuvendit, bashkëpunimin mes sipërmarrjeve dhe qyteteve si edhe nxitjen e bashkëpunimit mes deputetëve të rinj dhe parlamenteve rinore. Mbështetja ndaj integrimit 🇪🇺 të 🇦🇱 dhe Ballkanit Perëndimor, në kontekstin e Procesit të Berlinit, vijon të rritet.

Mirëpres Presidenten Grotheer për një vizitë zyrtare në Kuvendin e Shqipërisë.#albania 🇦🇱🤝🇩🇪#germany”, shkruan Nikolla në rrjetin social Facebook.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts