Friday, September 20, 2024
HomePolitikëRama në Këshillin e Sigurimit: Të ndihmojmë Ukrainën, Rusia të rifillojë marrëveshjen...

Rama në Këshillin e Sigurimit: Të ndihmojmë Ukrainën, Rusia të rifillojë marrëveshjen e grurit

-

 

Kryeministri Edi Rama ka folur sot përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurimit e cila po mbahet në kuadër të pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Rama thotë se kjo luftë, nuk po cenon thjesht territorin e Ukrainës e Evropën, por të gjithë globin.

Kreu i qeverisë thekson se kjo mbledhje do t’i dedikohet thirrjes për paqe si dhe do vihet theksi që Rusia të rinisë marrëveshjen e grurit, për hir të qindra miliona njerëzve që vuajnë për ushqim dhe kërkojnë mbështetje nga Kombet e Bashkuara.

“Kam kënaqësinë dhe nderin të kryesoj këtë takim. Përfshirë edhe presidentin Zelensky. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë ka sjellë një konflikt vdekjeprurës në zemër të Evropës. Nuk ka sjellë asgjë të mirë për Ukrainën, por jo vetëm për të.

Lufta përçon valë tronditëse dhe rrezikon sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Ndaj duhet të sjellim në Këshillin e sigurimit të vërtetën e këtij shkatërrimi. Këtë ka bërë Shqipëria dhe vende të tjera. Duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar.

Duhet t’i rezistojmë forcave shkatërrimtare. Do ta shfrytëzojmë këtë takim duke i bërë thirrje Rusisë të rinisin marrëveshjen për eksportimin e drithërave.”, tha Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts