Thursday, December 12, 2024
HomeAktualitetErion Braçe në Kuvend: Në Greqi po protestojnë për paratë e tyre,...

Erion Braçe në Kuvend: Në Greqi po protestojnë për paratë e tyre, jo për Fredi Belerin

-

Deputeti i PS-së Erion Braçe ka risjellë edhe një herë në vëmendje faktin e mosnjohjes së pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi. Braçe tha se grekët sot janë në protestë për paratë e tyte dhe jo për Fredi Beleri.

Kur thash të enjten që shkoi se pensione do të indeksohen me 8.6% këtu nuk mori vëmendje se halli është kush të bëhet kryetari i PD-së. A thua se nuk është më ai përhershmi.

Kushdo që ka ndërmarrë reformë pensionesh ka menduar për ata që do të dalin në pension dhe ajo për ata që kanë dalë në pension. Këtu të gjithë ata që kanë pensionin dënohen me pamjaftueshmëri dhe thonë me të drejtë nuk del. Të ardhurat nuk dalin edhe pavarësisht faktit të indeksimit. Ata që dalin në pension tani kanë një pension shumë më të mirë sesa të ngjashmit e tyre. Duhet një zgjidhje e re për pensionet që kemi. Për të gjithë që dalin në pension zgjidhja është dhënë.

Qeveria e Greqisë ua ka njohur gjerësisht sigurimet shoqërore dhe atyre në Serbi. Emigrantët në Greqi nuk marrin dot numër të sigurimit shoqëror pasi sistemi i tyre është i ngadaltë dhe burokratik. Sot në Greqi kanë dalë në grevë për paratë e tyre dhe jo për Fredi Belerin. Kjo çështje as nuk diskutohet”,– tha Braçe.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts