Wednesday, July 24, 2024
HomeAktualitetSulmi ndaj policisë së Kosovës, Begaj thirrje ndërkombëtarëve

Sulmi ndaj policisë së Kosovës, Begaj thirrje ndërkombëtarëve

-

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për sulmin me armë zjarri ndaj policisë së Kosovës, ku humbi jetën një efektiv dhe u plagosën dy të tjerë. Begaj dënoi me forcë sulmin.

REAGIMI
Dënoj me forcë sulmin ndaj policisë së Kosovës në komunën e Leposaviqit, ku mbeti i vrarë një polic dhe u plagosën dy të tjerë.
Ky akt i organizuar kriminal është cënim i rëndë i rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të reagojë me vendosmëri ndaj urdhëruesve dhe zbatuesve të këtij akti tejet të rëndë për stabilitetin e Kosovës dhe paqen në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjen e policit të vrarë dhe uroj shërim të shpejtë për policët e plagosur.
Në këto momente nevojitet më shumë se kurrë qetësi, maturi dhe bashkëpunim i ngushtë me KFOR dhe aleatët.
Shqipëria është gjithmonë në mbështetje të Kosovës.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts