Friday, September 20, 2024
HomeAktualitetSulmi në Kosovë, ministri i MEPJ, Hasani: Akti kriminal, kërcënim për sigurinë...

Sulmi në Kosovë, ministri i MEPJ, Hasani: Akti kriminal, kërcënim për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit

-

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani iu është bashkuar reagimeve për sulmin me 1 të vrarë në veri të Kosovës.

Hasani teksa dënoi sulmin, theksoi se akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit.

REAGIMI
Dënojmë me ashpërsi sulmin me armë ndaj Policisë dhe shtetit të Kosovës.
Ngushëllimet tona për familjen e oficerit të Policisë që humbi jetën në krye të detyrës dhe shërim të shpejtë efektivit të plagosur.

Akti i sotëm kriminal është kërcënim për sigurinë e stabilitetin e rajonit tonë dhe autorët duhet të përballen sa më parë me drejtësinë.
Shqipëria është në krah të Kosovës në këto momente të vështira që kërkojnë gjakftohtësi, në bashkëpunim të ngushtë me aleatët e partnerët.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts