Albert Halilaj do të jetë kryetari i Bashkisë së Kukësit për pak më shume se tre vjet.
Teksa në Kukës është mbyllur numërimi, rezulton se Halilaj ka fituar me më shumë se 5 mijë vota përballë kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Emri Vata.
Kjo diferencë votash më shumë se dy herë më e madhe se diferenca e votave të 14 majit të ish kryetarit, Safet Gjici përballë rivalit të tij demokrat.
Zgjedhjet e parakohshme në Kukës u zhvilluan për shkak të një skandali seksual të kryetarit të saporizgjedhur, Safet Gjici.
Zgjedhjet e 24 shtatorit
Albert Halilaj (PS) 12044 vota
Emri Vata (BF) 6924