Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot sërish për vrasjen e policit në Kosovë, nga një sulm terrorist, teksa sot Kosova ka shpallur ditë zie.
Rama shkruan se përulet me nderim për efektivin Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës.
“MIRËMËNGJES
me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrës🇽🇰🙏🇦🇱”, shkruan Rama.