Monday, November 11, 2024
HomePolitikëTre vende vakante për prokuror te SPAK, KLP i hap rrugë garës

Tre vende vakante për prokuror te SPAK, KLP i hap rrugë garës

-

 

Këshilli i Lartë i Prokurorisë i ka hapur rrugë garës për plotësimin e tre vendeve vakante për prokuror në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Para disa ditësh Këshilli miratoi rregulloren e re për zgjedhjen e prokurorëve në këtë strukturë nëpërmjet procedurës së ngritjes në detyrë.

Komisioni i Zhvillimit të Karrierës i drejtuar nga Z.Alfred Balla dhe me anëtarë z.Bujar Sheshi dhe znj.Eloida Goxhi mori sot vendim për të propozuar hapjen e garës.

Seanca plenare ku do të diskutohet kjo procedurë u caktua në datën 29.09.2023 ora 10.00. Nëse miratohet propozimi, numri i prokurorëve pranë SPAK pas disa muajsh arrin në 20, duke plotësuar kështu edhe numrin e vakancave të këtij institucioni.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts