Anija shqiptare “Butrinti” ishte pjesë e operacionit të kërkim-shpëtimit të 16 emigrantëve sudanezë dhe somalezë në ujërat e Egjeut.
Lajmin e bëri të ditur sot ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, i cili ndau dhe foto nga ky operacion.
“Anija shqiptare “Butrinti” dhe Roja Bregdetare greke kryen me sukses operacionin e përbashkët të kërkim-shpëtimit të 16 emigrantëve sudanezë dhe somalezë në ujërat e Egjeut, si pjesë e NATO’s Operation Sea Guardian, me mision ruajtjen e sigurisë detare në Mesdhe”, shkroi ministri Peleshi në një postim në rrjetet sociale.