Sunday, July 21, 2024
HomePolitikëAmbasada e SHBA-ve: SPAK po bën përparim mbresëlënës, të çrrënjoset krimi e...

Ambasada e SHBA-ve: SPAK po bën përparim mbresëlënës, të çrrënjoset krimi e korrupsioni në Shqipëri

-

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada Amerikane në vendin tonë shkruan se SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.

Aty shtohet se puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm.

“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.” – shkruan ambasada.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts