Saturday, December 14, 2024
HomePolitikëSigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës, Rama: Marrëveshja hyn në fuqi më...

Sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës, Rama: Marrëveshja hyn në fuqi më 1 tetor

-

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga data 1 tetor, do të hyjë në fuqi marrëveshja për sigurimet shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. ”Në datën 1 tetor hyn në fuqi Marrëveshja për Sigurimeve Shoqërore mes Shqipërisë dhe Zvicrës. Kjo marrëveshje do t’u ofrojë qytetarëve të të dy vendeve të drejtën të gëzojnë përfitimet e plota të kontributeve të tyre. Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”,-shkruan Rama.

Një marrëveshje e tillë është nënshkruar edhe me Italinë, por nuk ka hyrë ende në fuqi. Për këtë, kreu i qeverisë nuk jep datë, por njofton se do të ndodh së shpejti. “Së shpejti edhe ratifikimi i marrëveshjes me Italinë”, përfundoi kreu i qeverisë.

Zbatimi i marrëveshjes do të ketë efekt financiar për shtetasit shqiptarë në momentin kur ata të kenë mbushur moshën për pension, kur lind dhe e drejta për përfitime nga skema e sigurimeve shoqërore. Janë afërsisht 2,000 shtetas shqiptarë të cilët jetojnë e punojnë në Zvicër, pa përfshirë shtetasit shqiptarë me shtetësi të dyfishtë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts