Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë dhe kalime të pakta vranësirash.
Pas mesdite pritet që vranësirat të shfaqen në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të mbeten në zonat veriore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu në ekstremin Verior.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë si në mengjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 32°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.