Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Ogerta Manastirliu, e ka marrë me shumë pasion detyrën e re. Ajo takon studentë, pedagogë, te huaj, njerëz që kanë ide, projekte për arsimin e sportin.
Ajo sot ka postuar takimin me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Fiona McCluney dhe drejtuesit e organizatave të UN. Pas takimi ajo ka postuar shënimin e mëposhtëm:
“Me Koordinatoren e Përhershme të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, znj. Fiona McCluney dhe drejtuesit e organizatave të UN në, znj. Monica Merino, UNDP, znj. Edina Kozma, UNICEF, z.Michele Ribotta, UN Women Albania, si edhe znj. Elsona Agolli, UNFPA, diskutuam për planin e punës për zbatimin e programeve të përbashkëta për arsimin dhe edukimin e fëmijëve pjesë #Agjendës2030 me synim arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.
Investimet në institucionet arsimore përmes programit EU4Schools të zbatuara nga #UNDP, bashkëpunimi për fuqizimin e bërthamave të karrierës në shkolla dhe nxitja e promovimi i arsimit profesional; zgjerimi i SMART Labs në shkolla; si dhe programet për trajnimin dhe rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në sistemin arsimor ishin në qendër të bashkëbisedimit me partnerët tanë, për të bashkuar forcat, me synim gjithëpërfshirjen dhe rritjen e cilësisë së arsimit në vend.