Me tensione dhe debate me tone të forta po shoqërohet seanca e sotme plenare, ku duket se folësit kanë devijuar nga rendi i ditës dhe po flasin për tensionet në Kosovë.
Teksa Berisha bllokoi foltoren e Kuvendit dhe nuk pranoi që ta lironte atë, duke vijuar të fliste edhe me mikrofon fikur, Basha nga ana tjetër vijonte replikën nga vendi i vetë. Kaq mjaftoi që të ngrihej Garda dhe të rrethonte foltoren.
Më pas, kryeparlamentarja Lindita Nikolla urdhëroi largimin e Gardës.
Ndërkohë, gjatë replikës pas fjalës së Berishës dhe Bashës, të cilët kërkuan që çështja kryesore në këtë seancë të ishte Kosova, Spiropali reagoi duke u shprehur se nuk duhen futur interesat politike në çështjen e Kosovës dhe Shqipërisë.
“Lulzim Bashës mund t’i shkojë përshtat ajo thënia në film, “memecit i erdhi goja”, por në këtë rast do ishte zoti Lulzim i erdhi goja në Kuvend edhe i erdhi hidhur sepse nuk mundet që në këtë foltore të merret me kryetaren e kuvendit, me kuvendin e Shqipërisë, me rregullat dhe kushtetutën, kur hallin nuk e ka as tek kushtetuta as tek kuvendi, por e ka tek shtëpia e tij”, tha Spiropali.