Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, Faisal Ghazi Hifzi.
Balla informoi se në takim u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
“Me Ambasadorin e Mbretërisë së Arabisë Saudite, i cili më përcolli urimet dhe ftesën e Ministrit të Brendshëm, Princit Abdulaziz bin Saud bin Naif bin Abdulaziz, diskutuam mbi forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”, tha ai.
Ministri siguroi se dy vendet do të rrisin bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike.