Saturday, October 5, 2024
HomeAktualitetProcesi i Berlinit, ministrat e Punëve të Jashtme mblidhen sot në Tiranë

Procesi i Berlinit, ministrat e Punëve të Jashtme mblidhen sot në Tiranë

-

Në kuadër Samitit të Procesit të Berlinit, i cili për herë të parë mbahet në Shqipëri, mbahet sot në Tiranë takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të Berlinit. Sipas njoftimit nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, takimi do të drejtohet nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani. Në këtë samit marrin pjesë: Komisioneri për Zgjerimin i KE, Oliver Varhelyi, përfaqësuesja e EAS, Angelina Eichhorst; ministrat e Jashtëm të Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut, Serbisë dhe Bosnjë Hercegovinës si dhe të vendeve anëtare të Procesit të Berlinit si Gjermania, Austria, Greqia, Hungaria etj.

Është hera e parë kur ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiç ulet përballë homologes së tij kosovare, gërvalla, pas tensioneve në veri të Kosovës.

Pjesë e Procesit të Berlinit janë edhe RCC dhe RYCO. Takimi do të ketë 2 sesione të cilat do të jenë të mbyllura dhe në fund ministri Hasani, ministrja gjermane Baerbock dhe komisioneri Varhelyi do të dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp. Sipas njoftimit të MEPJ, linjat kryesore të Ministerialit do të jenë: forcimi i dimensionit rajonal, nënvizimi i rëndësisë së veçante të këtij procesi në kuadër të integrimit në BE, përforcimi i angazhimit lidhur me Tregun e Përbashkët Rajonal, katër lirive themelore, Agjendës së Gjelbër dhe atë Digjitale, përafrimi me Tregun Unik të BE-së, ruajtja e momentit rivitalizues të arritur në samitin e vjetshëm në Berlin, zbatimi i marrëveshjeve të lëvizshmërisë, forcimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve të rajonit, si dhe përshpejtimi i integrimit europian.

 

 

AXHENDA:

9:00 –09:30 Mbërritja e krerëve të delegacionëve

9:30- 10:15 Hapja e Sesionit I

10:45 Sesioni II

12:20 Mbyllja e takimit

12:30 Konferencë e Përbashkët për Shtyp – *Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, Ministrja për Punët e Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë, Annalena Baerbock dhe Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi (Media pool, për të gjitha mediat e akredituara.

Arritje kryesore të Procesit të Berlinit janë:

Krijimi i Zyrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor (RYCO),

Forumi i Investimeve i Dhomave të Ballkanit Perëndimor (WBCIF)

Krijimi i Korridoreve të gjelbra brenda rajonit dhe korridoreve të gjelbra midis BP dhe vendeve të BE-së,

Marrëveshja Roaming (implementimi filloi me 1 korrik 2021)

Marrëveshja për uljen e tarifave roaming midis BP dhe BE-së (implementimi filloi më 1 tetor 2023)

Tre marrëveshjet e mobilitetit janë arritje të rëndësishme të bashkëpunimit rajonal në kuadër të procesit të Berlinit

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts