Sunday, July 14, 2024
HomeAktualitetMbi 300 izraelitë të vrarë, 1800 të plagosur dhe 100 janë rrëmbyer...

Mbi 300 izraelitë të vrarë, 1800 të plagosur dhe 100 janë rrëmbyer nga Hamasi

-

Mbi 300 izraelitë janë vrarë dhe mbi 1.800 janë plagosur., shkruan ambasada në një postim në platformën “X”. Këto shifra nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga Izraeli, raporton BBC. Po kështu janë rrëbyer 100 gra dhe vajza izraelit të cilat mbahen peng në zonat e Hamasit.

Kur kanë kaluar 24 orë nga fillimi i sulmit të befasishëm të Hamasit, një nga më vdekjeprurësit që Izraeli është përballur ndër dekada, qindra viktima raportohet në radhët e izraelitëve dhe palestineze, teksa sulmet nuk janë ndalur as gjatë natës.

Izraeli ka vazhduar sulmet ndaj Gazës, si kundërpërgjigje. Sipas Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, janë 256 palestinezë të vrarë, përfshirë 20 fëmijë. 1788 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë sot një takim urgjent të dielën për të trajtuar situatën në Lindjen e Mesme. Presidenti amerikan Joe Biden bisedoi mbrëmjen e kaluar me kryeministrin Benjamin Netanyahu ku konfirmoi se mbështetja e SHBA për sigurinë e Izraelit “është e fortë dhe e palëkundur”.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts