Monday, September 9, 2024
HomePolitikëHasani takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri: Dënojmë fuqimisht sulmet e...

Hasani takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri: Dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit

-

 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, Galit Peleg.

Ministri Hasani i shprehu ambasadores Peleg mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin.

Hasani theksoi se, Shqipëria dënon fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm.

“Sot, i shpreha personalisht Ambasadores së Izraelit në Shqipëri, znj. Galit Peleg, mbështetjen dhe solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë për Izraelin gjatë këtyre momenteve të tmerrshme.

Ne dënojmë fuqimisht sulmet e Hamasit ndaj Izraelit, të cilat shënjestrojnë civilët e pafajshëm”, shkroi Hasani në rrjetet sociale.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts