Wednesday, July 24, 2024
HomeAktualitetRama: Nuk e kemi luksin që të luajmë me dy porta për...

Rama: Nuk e kemi luksin që të luajmë me dy porta për Kosovën

-

Kryeministri Edi Rama teksa deklaroi se do të fliste disa të vërteta troç sa i takon çështjes së Kosovës dhe ngjarjeve të fundit në veri të saj tha se qeveria e tij kishte mbajtur një qëndrim korrekt.

Ai tha se në asnjë çast nuk ka pasur gjeste të brendshme elektorale si në rastin sipas tij të qeverisë së Prishtinës.

“Në Tiranë dhe Prishtinë, ka disa që nuk duan ta kuptojnë se Shqipëria nuk është më ajo e djeshmja. Nëse sot respektohet si e barabartë, vlerësohemi për dinjitetin që tregojmë me fjalë dhe vepra. Pyetemi nga të gjithë faktorët ndërkombëtarë, çmohemi si vend serioz, që i besohen poste me rëndësi, siç ishte dhe zgjedhja në OKB, apo na kërkohen mikpritje samitesh në Shqipëri. Kjo nuk ndodh as se unë vesh atlete në samite apo se ata nuk dine se ku të mblidhen, por se e kemi çuar pozicionin tonë në rajon dhe botë në një kah të ri. Jemi faktor paqeje, si anëtar i denjë i komunitetit euroatlantik. Sa herë e kemi dëgjuar nga qeveritarë që thonë; Shqipëria është faktor paqeje, stabiliteti në rajon dhe botë. Deri dje Shqipëria është faktor pasiv, sot aktiv. Ka një fill të artë amaneti kombëtar që vazhdon. Kjo na kërkon që të bëhemi perëndimorët e Ballkanit dhe jo ballkanasit e radhës. S’kemi luksin që të luajmë me dy porta”, u shpreh Rama ndër të tjera.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts