Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë bërë të ditur mëngjesin e kësaj të shtune masat e sigurisë që do të merrem për zhvillimin e samitit të liderve të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet në Tiranë të hënën e 16 tetorit.
Sokol Bizhda, zv.drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, tregoi rrugët në të cilat do të bllokohen lëvizja e mjeteve dhe qytetarëve, për mbarëvajtjen e Samitit.
Në perimetrin e sigurisë, duke filluar ora 20:00 e datës 15 tetor deri në përfundim të Samitit, më datë 16 tetor, në orën 20:00, do të ndalohet parkimi, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve, por do të lejohet vetëm lëvizja e qytetarëve që janë rezidentë në ambiente banimi brenda perimetrit të sigurisë.
Gjithashtu, Bizhda deklaroi se të gjitha bizneset që ndodhen brenda perimetrit të sigurisë do të mbyllen.