Pas takimit me Begajn, pritet që Von der Leyen dhe kryeministri Rama të zhvillojnë një konferencë për shtyp në Kryeministri, në orën 17:30.
Kujtojmë se presidentja e Ursula von der Leyen është pritur sot në aeroportin e Rinasit nga ministrja Elisa Spiropali, dhe ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca.
Për herë të parë, samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet jashtë kufijve të Bashkimit Europian dhe për ta organizuar këtë samit me rëndësi për vendet e Ballkanit Perëndimor është zgjedhur Tirana.
Në samit deri më tani është konfirmuar pjesëmarrja e Kancelarit Gjerman, Olaf Scholz, presidenti Francës, Emmanuel Macron, si edhe presidenti i Këshillit Europian Charles Michel.