Monday, December 11, 2023
HomeAktualitetRama: Mbi 10 mijë nxënës pjesë e lëvizjes sportive që ka nisur...

Rama: Mbi 10 mijë nxënës pjesë e lëvizjes sportive që ka nisur në shumë shkolla të vendit

-

Mbi 10 mijë nxënës janë përshirë në ekipet sportive, pjesë e lëvizjes sportive që ka nsiur në shumë shkolla të vendit. Kryeministri Edi Rama ka postuar foto të ekipeve sportive të gjimnazit “Qemal Stafa”, në Tiranë.

“Këta janë super ekipet sportive të “Qemal Stafës”, pjesë e lëvizjes sportive që ka nisur në shumë shkolla të vendit, ku deri më tani janë përfshirë mbi 10 mijë nxënës dhe ku po bëhet një punë e jashtëzakonshme nga profesorët e fiskulturës, për të rikthyer frymën sportive në shkolla”, shkruan Rama.

Kryeministri premtoi investime në infrastrukturë për të krijuar kushtet që nxënësit të mund të stërviten në mjedise sa më të mira. “Të zotuar të investojmë për zgjerimin e ekipeve sportive dhe për infrastrukturën e duhur në shkolla, për të krijuar kushtet që nxënësit tanë të mund të stërviten në mjedise sa më të mira”, u shpreh Rama.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts