Monday, December 11, 2023
HomePolitikëSiguria në shkolla, Balla: 27 të arrestuar dhe të proceduar për shpërndarje...

Siguria në shkolla, Balla: 27 të arrestuar dhe të proceduar për shpërndarje të lëndëve narkotike

-

 

Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në një reagim në rrjetet sociale garanton se lufta ndaj narkotikëve, në zbatim edhe të paketës së sigurisë në shkolla do të vazhdojë çdo ditë dhe pa ndërprerje në çdo shkollë.

Ministri i Brendshëm në reagimin e tij, duke i’u referuar paketës së Sigurisë në Shkolla, ka bëri të ditur se janë arrestuar dhe proceduar penalisht 27 persona për prodhim e shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike

“Çdo ditë, pranë çdo shkolle dhe në mjedise publike Policia e Shtetit është vigjilente për të ndjekur këmba-këmbës dhe ndaluar keqbërësit/shpërndarësit e lëndëve narkotike dhe psikotrope”, shkruan Balla.

“Operacioni kombëtar për garantimin e  Paketa e Sigurisë në shkolla ka vijuar intensivisht të gjithë vendin duke bërë të mundur arrestimin dhe procedimin penal të 27 personave për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve të ndryshme narkotike të ndryshme narkotike, në afërsi të shkollave ose në lokale të frekuentuar nga të rinjtë”, përfundon Balla reagimin e tij, teksa publikon dhe pamje nga operacioni anit-narkotizëm “Tempulli”.

Më herët, Policia e Lezhës njoftoi se në kuadër të këtij operacioni, ka goditur katër raste të kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike, duke arrestuar 2 persona dhe proceduar tre të tjerë.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts