Thursday, December 12, 2024
HomePolitikëMacron krah Ramës: Vizita ime, riparim i gabimit të thellë të Francës

Macron krah Ramës: Vizita ime, riparim i gabimit të thellë të Francës

-

Presidenti i Francës, Emmauel Macron, e cilësoi të gabuar faktin që asnjë President francez nuk ka vizituar Shqipërinë për shumë kohë.

Në vizitën e tij të parë zyrtare në Shqipërisë, Macron deklaroi se ishte momenti që ai të vinte në vendin tonë, pasi sipas tij, është koha për një formë riangazhimi të Francës në Shqipëri dhe rajon.

“Jam i lumtur që jam këtu, pa bërë asnjë kujdesje diplomatike për gjuhën. Jam i lumtur që jam krah teje sot, në një moment kaq të vështirë për Evropën tonë, ku është rikthyer lufta, është rikthyer terrorizmi. Përmend këtu miqtë tanë belgë, që u sulmuan mbrëmë, dhe dy shtetas u prekën nga ky sulm terroristë. Po mendoj për ta në këtë moment. Të jem në krahun tuaj sot do të thotë që të shënoj një formë riangazhimi të Francës në vend tuaj dhe në rajon. Ishte gabim i thellë që nuk kishte ardhur asnjë President francez për t’iu vizituar, ndaj ishte momenti për ta bërë. Kjo vizitë zyrtare ishte një formë riparimi i gabimit. Nuk dua të shoh nga e kaluara, por nga e ardhmja. Duhet të respektojmë atë që na lidh, historia kulturore. E pamë dje, isha shumë i lumtur që i dorëzova dekoratën Ismail Kadaresë. Ekziston një marrëdhënie e fortë mes kulturave tona.

Shpresoj ta vazhdojmë këtë rrugë, duke investuar edhe më shumë në gjuhën frënge, duke rritur më shumë aleancat franceze, si dhe ecim më shumë për liceun francez të Korçës. Duhet të hapim terrene të reja. Shpresoj që ne të jemi në krahun tuaj, në ambicien tuaj, për turizmin. Të kemi francezë të planit të parë në kahun tonë, që vetëm që ju të hapni shkolla të nivelit të parë, por edhe të formoni shqiptarë e shqiptare të reja me zanatet digjitale. Trajnimet në këtë fushë, është një sektor ku ne duam të ecim përpara. Do ta shoqërojmë Shqipërinë në reformat e saj ekonomike, tranzicionin energjetik. 210 milionë euro janë hedhur në punë për disa projekte, dhe do të hidhen edhe më shumë deri në vitin 2027 për projektet tuaja. Agjenda dypalëshe po shtohet dhe në javët e ardhshme do përgatisim një marrëveshje, që do mundësojë këtë marrëdhënie të shkojë më lart”, tha Presidenti Macron.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts