Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të depërtimit të masave ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale te pakta kthjellimesh. Reshje shiu me intensitet mesatar dhe te larte në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar për shkak të reshjeve të shiut në orët e mëngjesit.