Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, do të zhvillojë një vizitë shtetërore dyditore në Shqipëri më 18 dhe 19 tetor me ftesë të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.
Gjatë vizitës Milanoviç do të shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar.
Takimi zyrtar bilateral do të mbahet të mërkurën e 18 tetorit, pas të cilit do të zhvillohet konferenca për shtyp.
Të mërkurën, 18 tetor, në orën 10:30-10:45 do të zhvillohet ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë, Milanoviç i shoqëruar nga delegacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.
Në orën 10:50-11:10 do të zhvillohet takimi kokë më kokë mes Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe Presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.
Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga Presidentët Begaj-Milanoviç do të zhvillohet në orën 11:15-12:00.
Ndërsa në orën 12:10- 12-40 do të mbahet deklarata dhe konferenca për shtyp nga Begaj dhe Milanoviç.
Të enjten,19 tetor, Presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.