Monday, December 2, 2024
HomeAktualitetÇmimet në Shqipëri po rriten, ndërsa në vendet e tjera të Europës...

Çmimet në Shqipëri po rriten, ndërsa në vendet e tjera të Europës po ulen

-

Pas luftës në Ukrainë, vendet e Bashkimit Europian u përballën me rritje të inflacionit, në nivele rekord. Inflacioni mesatar në BE ishte 9.2% vitin e kaluar, ndërsa në Shqipëri, çmimet u rritën mesatarisht me 6.7% vitin e kaluar. Me zbutjen e efekteve të luftës në Europë, çmimet po bien me ritme më të shpejta se në Shqipëri. Në muajin shtator, inflacioni i matur me metodologjinë e Eurostat në vendin tonë shënoi 4.9%, një nivel i njëjtë si në BE.

Ndërsa në muajin shkurt, inflacioni i harmonizuar në Shqipëri ishte 6.8%, ndërsa në BE, 9.9%. Në muajt në vijim, çmimet në vendet e BE-së u ulën me shpejtësi, ndërsa në Shqipëri, tkurrja ishte shumë më e ngadaltë, çka bëri që në shtator, treguesit të barazohen. Rritja e çmimeve në Shqipëri po bëhet e qëndrueshme, pasi përbërësi kryesor i inflacionit janë çmimet e ushqimeve, ndërsa në Europë, rritja e çmimeve u shkaktua nga energjia. Në anën tjetër, familjet shqiptare shpenzojnë rreth 40% të totalit për ushqime, nga 13% që është mesatarja e Bashkimit Europian.

Matjet që burojnë nga metoda e Eurostat tregojnë se rritja më e madhe e çmimeve prej 8,4% në vend vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike”, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 7,0%, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” me 5,5%, “Shërbimi arsimor” me 4,6%, “Hotele, kafene dhe restorante” me 4,4%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 3,5%, “Veshje dhe këpucë” me 3,2%, “Pije alkoolike dhe duhan” me 2,9%, “Shëndeti” me 1,6%, “Komunikimi” me 1,0%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,5%. Nga ana tjetër, çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 3,9%.

Në muajin shtator, ndryshimi mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit është 0,8%.

Ky ndryshim është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të grupit “Shërbimi arsimor” me 3,4 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 1,2 %, “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,1%, Transporti” me 1,0%, “Veshje dhe këpucë” me 0,7%, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,4%, “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”, “Mobilim, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje” dhe “Shëndeti” me 0,2% secili dhe “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,1%.

Nga vendet e BE, rritja më e madhe e çmimeve ishte në Hungari me 12% në shtator, e ndjekur nga Rumania dhe Sllovakia me rreth 8% secila. Në krahun tjetër Holanda kishte inflacion afër zeros në shtator, e ndjekur nga Danimarka dhe Belgjika të ciklat kishin inflacion më pak se 1%.

Në Shqipëri grupi i ushqimeve përgjatë gjithë vitit u rrit me ritme dy herë më të larta se mesatarja e çmimeve.

Zgjerimi i kanaleve të eksportit, rritja e numrit të turistëve dhe nga ana tjetër kapacitetet e kufizuara për të zgjeruar prodhimin, e kombinuar me dëmet që po krijojnë ndryshimet klimaterike kanë krijuar kushtet për normalitet të ri të çmimeve në produktet bujqësore dhe blegtorale. Operatorët që nga prodhimi, tregtia dhe eksporti pohojnë se çmimet e perimeve, zarzavateve, frutave, produkteve blegtorale të bulmetit, mishit etj nuk do të njohin kthim pas, përkundrazi të dhënat tregojnë për një rritje të mëtejshme.

Edhe treguesi normal i inflacionit, rezultoi me rritje në shtator, në 4.1, nga 4% në gusht.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts