Sunday, December 10, 2023
HomePolitikëKryeparlamentarja Nikolla pritet nga homologu kanadez: Vlerësojmë lidershipin e fortë të Shqipërisë...

Kryeparlamentarja Nikolla pritet nga homologu kanadez: Vlerësojmë lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe NATO

-

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla gjatë vizitës zyrtare në Kanada, u takua me Kryetarin e Dhomës së Komuneve Greg Fergus. Nikolla vuri në dukje se Kanadaja është partnere e çmuar, me kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe rrugëtimin evropian të Shqipërisë. Gjithashtu nuk la pa informuar homologun mbi Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë dhe lidershipin e kontributin e Shqipërisë në integrimin rajonal.

Duke vlerësuar Kanadanë si një investitor i rëndësishëm në Shqipëri, i sugjeroi homologut Fergus rritjen e investimeve kanadeze në sektorë të ndryshëm, kanadeze në sektorët e energjisë, minierave, bujqësisë, digjitalizimit, mbrojtjes kibernetike etj. Për këtë do të shërbente edhe riaktivizimimin i Fondit Kanadez për Nismat Lokale, hapja e Ambasadës në Tiranë dhe finalizimi i marrëveshjeve për mbrojtjen e investimeve dhe shmangien e taksimit të dyfishtë.

Kryetari i Dhomës së Komuneve, z.Greg Fergus, shprehu kënaqësinë se delegacioni i Kuvendit ishte i pari delegacion i huaj që pret pas zgjedhjes në detyrë. Dhoma e Komuneve është shumë e interesuar për zgjerimin e bashkëpunimit me Kuvendin e Shqipërisë. Bashkëpunimi parlamentar do të mbështesë dy vendet tona për të përballuar sfidat e përbashkëta globale.

Fergus vlerësoi lidershipin e fortë të Shqipërisë në KS të OKB dhe në NATO dhe nënvizoi se në këto aspekte Kanadaja ka ç’të mësojë nga Shqipëria. Dhoma e Komuneve do të nxisë rritjen e investimeve dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare me Shqipërinë sepse Kanadaja është një vend tregtar dhe ekonomia e tregtia afrojnë vendet dhe popujt.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts