Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit me vranësira te pakta dhe mesatare,me e theksuar ne pjesen veriore. Mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.
Temperaturat e ajrit do të rriten si vlerat e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 30°C.
Era do të fryjë intensive me drejtim juglindje – jug me shpejtësi mesatare 3-12 m/s ndërsa në bregdet dhe lugina era bëhet intensive me shpejtësi 15-20m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 4-6 ballë.