Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Bruksel, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski.
Ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga ky takim, Kryeministri informoi se temë e diskutimeve ishin arritjet dhe sfidat e sektorit në kuadrin e partneritetit me Bashkimin Europian.
Rama vlerësoi po ashtu se mbështetja e BE-së është kyç në transformimin e madh të bujqësisë shqiptare.
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku po merr pjesë në forumin “Global Gateway” i cili fokusohet mbi sfidat aktuale të Europës dhe rëndësisë së bashkëpunimit ndërkombëtar.