Tuesday, November 12, 2024
HomePolitikëYuri Kim pret Nikollën në Departamentin e Shtetit, diskutim mbi avancimin e...

Yuri Kim pret Nikollën në Departamentin e Shtetit, diskutim mbi avancimin e reformave

-

 

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla u takua me zëvendësndihmëssekretaren Kryesore të Shtetit, ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Nikolla dhe Kim diskutuan mbi zhvillimet politike në Shqipëri dhe avancimin e reformave, bashkëpunimin për mbrojtjen e sigurinë kibernetike; lidershipin e Shqipërisë në KS dhe kontributin në Këshillin e të Drejtave të Njeriut; luftën kundër terrorizmit, zhvillimet në Veri të Kosovës dhe nevojën e ndërhyrjes se komunitetit euroatlantik për depërshkallëzimin e situatës.

Gjithashtu ato diskutuan për dialogun Kosovë-Serbi, si e vetmja rrugë për garantimin e paqes; lidershipin e Shqipërisë në Procesin e Berlinit dhe kontributin si një faktor për zhvillimin, integrimin dhe stabilitetin rajonal; kontributin e Kuvendit për garantimin e legjitimitetit demokratik dhe karakterit gjithëpërfshirës të procesit të integrimit evropian etj.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts