Tuesday, December 10, 2024
HomeAktualitetMinistri Balla: Prioritet i policisë, siguria në shkolla dhe lufta kundër shpërndarjes...

Ministri Balla: Prioritet i policisë, siguria në shkolla dhe lufta kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike

-

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me operacionet e fundit antidrogë të zhvilluara nga Policia e Shtetit, duke u shprehur se tashmë po shënohen rezultate konkrete.

Ministri Balla ka ripërsëritur porosinë ndaj Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Ndër të tjera Balla thekson se Policia e Shtetit ka sot prioritete kryesore paketën e sigurisë në shkolla si dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore

Reagim i plotë:

Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete. Vetëm gjatë 48 orëve të fundit aksionet policore Gjirokastër, Lezhë, Mirditë, Berat dhe Durrës kanë ndaluar gjashtë persona dhe sekuestruar doza të shumta kokaine dhe kanabis në mjedise argëtimi, të frekuentuara nga të rinjtë.

Ndërsa e garantoj publikun për goditje sistematike të këtij fenomeni me rezultate të përditshme, ripërsëris porosinë Policisë së Shtetit për domosdoshmërinë e shkatërrimit të grupeve kriminale të përfshira në trafikun e lëndëve narkotike.

Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të vijojë të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e keqbërësve të narkotikëve. Prandaj Policia e Shtetit i ka sot #PaketëneSigurisënëshkolla dhe luftën kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike prioritete kryesore.

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts