Thursday, December 12, 2024
HomePolitikë”Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste”, Rama: Ne do ta çojmë pagën...

”Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste”, Rama: Ne do ta çojmë pagën mesatare 900 euro

-

 

Në kuadër të projektbuxhetit për vitin 2024, kryeministri Edi Rama ka nisur një tur ekonomik, të titulluar ”Asamble e Zgjedhuar e Partisë Socialiste”. Ndalesa e parë është në Fier. Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal fillimisht tek turizmi dhe rritja e shifrave këtë vit. Sipas tij, krahasimisht me vitin e shkuar, shifrat e turizmit në vend janë rritur me 80%.

”Nga janari në tetor ne kemi prekur numrin e 9 milionë turistëve në Shqipëri. Për të qene të saktë, është 8.92, por gjithsesi është një shifër që do të ishte e paimagjinueshme deri disa vite më parë. Mos të harrojmë asnjëherë se kur flasim për turizëm, ka disa që mendojnë se kjo është diçka që nuk ka lidhje me jetën e tyre të përditshme. Në fakt ajo që po ndodh sot është që turizmi po kthehet në industri dhe nga ana tjetër është eksporti më i madh sepse nuk është se ata turistë që vijnë rrinë në ajër, por rrisin konsumin, kërkesën për shërbime dhe prodhime. Patjetër rrisin dhe të ardhurat në ekonomi”, u shpreh Rama.

Për buxhetin 2024, kryeministri Edi Rama tha se paga mesatare do të shkojë 900 euro. “Ekonomia është më mirë, por duhet të bëhet më mirë. Vijmë tani te buxheti, vitin e ardhëm ne do ta çojmë pagën mesatare 900 euro. Mos harrojmë që sot një ndër faktet më kokëforta për progresin që po flas, është kokëfortësia e lekut”, tha Rama më tej.

 

Related articles

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Stay Connected

0FansLike
0FollowersFollow
3,912FollowersFollow
3,572SubscribersSubscribe
spot_img

Latest posts